Lajme

Arrestohet mitrovicasi, i gjenden 5 qese marihuanë

Autori: Gazeta inFokus 09:22 | 26 November 2020

Është arrestuar një burrë në Mitrovicë pasi të njëjtit policia i ka gjetur 5 qese që dyshohet të jetë  marihuanë, shkruan Gazeta inFokus.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në orën 18:10, dhe pas kontrollit edhe në banesën e tij policia ka gjetur edhe 148.8 gram marihuanë në qese të vogla.

“POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

-Advertisement-

Rr. Xhavit Isufi, Mitrovicë, 25.1.2020 – 18:10. Njësiti policor ka ndaluar dhe arrestuar një të dyshuar mashkull  kosovar pasi tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë narkotike (pesë qese) që dyshohet të jetë marihuanë. Me urdhër të prokurorit është kontrolluar edhe banesa e tij dhe janë gjetur edhe 148.8 gram substancë narkotike marihuanë në paketime të vogla. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera