Lajme

Arrestohet maqedonasi, dyshohet se ngacmoi një femër përmes rrjeteve sociale

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 22 November 2021

Një person nga Maqedonia e Veriut është arrestuar ditën e diel pasi që dyshohet se ka ngacmuar një femër seksualisht, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas viktimës ngacmimi i ishte bërë  përmes rrjeteve sociale ditë më parë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë  së Veriut, pasi që ditë më parë përmes rrjetit social ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera