Lajme

Arrestohet llapjani, theu urdhrin e Gjykatës për të mos iu afruar, e bën për spital familjaren

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 23 September 2022

Një grua në Podujevë ka raportuar në polici se është rrahur nga një burrë i familjes për të cilin kishte edhe urdhër nga Gjykata që të mos iu afrohej.

Policia njoftoi se gruaja ka pranuar dhe tretman mjekësor ndërsa ka arrestuar të dyshuarin dhe pas intervistimit dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj edhe pse kishte urdhër mbrojtës nga gjykata. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje“ raportoi policia./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera