Lajme

Arrestohet llapjani që përmes internetit u dëmtoj imazhin personaliteteve publike

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 01 September 2018

Në person është arrestuar mëngjesin e së premtes në Podujevë pasi dyshohet për krim kibernetik, shkruan gazeta inFokus.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës i dyshuari përmes internetit ka hyrë në sistem kompjuterik dhe ka arritur të shpërndaj viruse kompjuterike nëpër profile të përdoruesve të rrjeteve sociale.

Në mesin e të dëmtuarave janë edhe personalitete të ndryshme publike.

-Advertisement-

Gjatë kontrollit, si prova materiale janë sekuestruar: 1 shtëpizë kompjuteri, 2 llap top, 2 telefona celular, 1 USB memorie dhe 9 kartela bankare.

I dyshuari është intervistuar dhe më pas me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./inFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera