Lajme

Arrestohet llapjani pasi largoi gruan nga shtëpia, thotë se nuk u kujdes për nënën e tij

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 19 October 2021

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Podujevë pasi kishte larguar nga shtëpia gruan e tij, derisa shtëpia ishte në emrin e gruas.

Sipas policisë arsyeja që ai e dha pse e largoi gruan nga shtëpia ishte sepse nuk është përkujdesur për nënën e tij.

Pas arrestimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndërsa policia e ka cilësuar rastin si “vetëgjyqësi”.

-Advertisement-

Raporti i policisë për rastin”

“VETËGJYQËSI

Podujevë 18.10.2021 – 10:15. Viktima femër kosovare ka raportuar se për shkak të një mosmarrëveshje që kishte pas me të dyshuarin mashkull kosovar në lidhje me pronën shtëpinë e saj, nuk ishte lejuar të qëndroi në shtëpi kinse ajo nuk ishte përkujdesur për nënën e të dyshuarit. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera