Lajme

Arrestohet Lipjanasi, tentoi të dilte nga kafiteria pa paguar

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 21 February 2021

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në komunën e Lipjanit, shkruan Gazeta Infokus.

Në raportin 24 orësh, thuhet se i njëjti ka marrë shërbime në kafiteri dhe nuk i kishte paguar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një kafiteri me pronar kosovar kishte marrë shërbime dhe nuk kishte paguar. Gjatë intervistimit i njëjti e kishte kanosur viktimën me vdekje. Me urdhër të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës”, njofton Policia./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera