Lajme

Arrestohet kryetari i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc se lejoi shfaqje teatrale të financuar nga Kosova

Autori: Gazeta inFokus 22:07 | 09 June 2023

Blerim Vela, shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se kreu i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili, është arrestuar nga Policia e Serbisë.

Sipas Velës, Ismaili u arrestua për shkak se lejoi një shfaqje teatrale të financuar nga institucionet e Kosovës.

“Represion i egër nga regjimi i Vuçiqit. Z. Ismaili duhet të lirohet menjëherë nga paraburgimi”, shkroi Vela.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera