Lajme

Arrestohet kritiku turko-gjerman i Erdoganit

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 20 August 2017

Një shkrimtar turko-gjerman, i cili është kritik i njohur i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është arrestuar në Spanjë.

Dogan Akhanli, i cili ka shkruar gjerësisht për të drejtat e njeriut në Turqi, u arrestuar në bazë të një kërkese nga autoritetet turke në qytetin Granada, transmeton Express.

Deputeti i të Gjelbërve në Gjermani, Volker Beck, ka thënë se arrestimi i tij ishte i motivuar politikisht dhe se ai ka kërkuar që Akhanli të mos ekstradohet në Turqi.

-Advertisement-

Nuk është e qartë se në çfarë bazash u lëshua urdhër arresti për të.

Beck ka theksuar se kjo tregon se presidenti Erdogan është i përgatitur ta shtrijë pushtetin e vet përtej kufijve të vendit të vet, në mënyrë që t’i frikësojë dhe përndjekë kritikët e vet nëpër botë./Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera