Lajme

Arrestohet Kristë Gjokaj, dyshohet se rrahu një punëtor sigurimi në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 23:35 | 26 September 2021

Ish-komandanti i Policisë në Gjakovë, tashmë pjesë e Policisë Kufitare është arrestuar sot në Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë të ditur burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë dhe kanë njoftuar se Gjokaj dyshohet se ka rrahur një punëtor sigurimi te Liqeni i Dukagjinit në Gjakovë.

Burimet tutje kanë njoftuar se Gjokaj ishte bashkë me dy persona të tjerë në momentin e përleshjes.

-Advertisement-

Ai dyshohet se sulmoi punëtorin e sigurimit, pasi i njëjti nuk i lejoi të qarkullonin në një pjesë ku ndalohej lëvizja.

Gjokaj tashmë është në stacion policor, duke u intervistuar si i dyshuar.

Kujtojmë se Gjokaj është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Gjilan me 120 ditë burgim, që i është zëvendësuar me 2 mijë euro gjobë, për keqtrajtimin e një të prangosuri brenda stacionit policor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera