Lajme

Arrestohet kosovari në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 09:02 | 26 January 2018

Një person nga Rahoveci është arrestuar në Aeroportin Rinas në Tiranë pasi dyshohet se dokumentet që ka paraqitur para policisë kufitare nuk i përkasin atij.

“Të mërkurën, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.M, vjeç 18, banues në Rahovec, Kosovë, pasi dyshohet se, në Pikën e Kalimit Kufitar- Rinas, u kap me një pasaportë dhe leje qëndrimi italiane në emër shtetasit kosovar M.H.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Kosovari do të ndiqet nga autoritetet shqiptare sipas nenit 190 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera