Lajme

Arrestohet kosovari në Tiranë, lëshonte dokumente të rreme shëndetësore në këmbim të parave

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 24 April 2021

Një shtetas kosovar me banim në Zvicër është arrestuar në Tiranë nën dyshimin se në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka shpërndarë dokumente të rreme shëndetësore.

Sipas njoftimit të policisë shqiptare, në kërkim është shpallur edhe një femër bashkëpunëtore e të arrestuarit.

Kosovari me bashkëpunëtoren e tij dyshohet se iu kanë marr disa shtetasve vlera të konsiderueshme të parave e që sillen rreth 1 milion euro, me pretendimin që do të përfitonin nga një kompani sigurimin shëndetësore kryesisht në Zvicër.

-Advertisement-

Policia jep detaje për vrasjen e një personi në Pejë

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Dërgesa e fundit”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit me qëllim përfitimin e vlerave monetare.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar nën drejtimin e Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas disa muaj hetimesh bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative si dhe nga kallëzimet e bëra nga disa qytetarë të ndryshëm për 2 shtetas, të cilët nëpërmjet mashtrimit iu merrnin shuma të konsiderushme parash me pretendimin që do të përfitoheshin nga kompani sigurimi shëndetësore jashtë vendit ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Dërgesa e fundit”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi :

L. M., 51 vjeç, lindur në Kosovë dhe resident në shtetin e Zvicrës. Si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtorja e tij shtetasja R.B.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, duke bërë dokumente shëndetësore të falsifikuara iu kanë marrë disa shtetasve vlera të konsiderueshme të cilat kapin vlerën mbi 1 milion euro, me pretendimin që do të përfitoheshin nga kompani sigurimi shëndetësore kryesisht në Zvicër dyfishin e shumave që u jepnin këtyre personave.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dokumenta të ndryshme të kësaj veprimtarie kriminale si dhe 1 aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale ”Mashtrimi”, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim taksash dhe tatimesh”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera