Lajme

Arrestohet i mituri në Lipjan dhunoi të miturën në banesën e tij

Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 09 March 2021

Një i mitur në Lipjan është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi i njëjti kishte grabitur dhe po mbante me dhunë në banesën e tij një të mitur tjetër, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas policisë familja e vajzës e kishin lajmëruar rastin për vajzën e tyre të zhdukur ndërsa dyshohet se është grabitur nga i mituri dhe është dhunuar në banesën e tij.

I mituri është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

PERSON I ZHDUKUR – GJETUR & DHUNIM

“Lipjan 07.03.2021-22:00. Është arrestuar i dyshuari i mitur  mashkull kosovar pasi në banesën  e tij është gjetur viktima  fëmijë femër kosovar e cila nga familjarët e saj ishte raportuar si person i zhdukur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dhe viktima janë sjell në stacion policor. Me vendim të prokurorit  të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 24 orë dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera