Lajme

Arrestohet i dyshuari që kërcënoi me jetë gazetaren dhe kameramanin e “Betimit për Drejtësi”

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 31 July 2023

Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar i dyshuari (shitës i mallrave ilegale) se ka kanosur me jetë stafin e “Betimit për Drejtësi“, gjegjësisht gazetaren hulumtuese Alberta Hashani dhe kameramanin Dituron Aliu, pasi “Betimi për Drejtësi” po zhvillonte një hulumtim, i cili do të shfaqet në shtator dhe janë aktivizuar edhe organet shtetërore, të cilat kanë reaguar në gjetjet e hulumtimit, pas të cilave kanë pasuar kërcënimet me jetë ndaj stafit të “Betimit për Drejtësi” nga protagonistët që ishin zënë duke shkelur ligjin.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Është arrestuar një mashkull kosovar, si i dyshuar për kanosje ndaj dy gazetarëve. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

“Betimi për Drejtësi“, të shtunën ka raportuar se kameramanit Aliu i është dërguar mesazh kërcënues, duke i thënë se i ka borxh një gjak.

-Advertisement-

“Komt.qet..shum.shpet.umk.pre.bes.um.ki.borq.ne.qak”, thuhet në mesazh.

Ndërsa, më pas i njëjti ka telefonuar gazetaren Hashani, duke u shprehur se atë së bashku më kameramanin do i fur në bander.

“Unë ty ka me të gjete edhe atë djalin, ka me iu fur në tel në bander, ka me iu fur. A po ninë, a po ninë o idiota”, është shprehur ai në telefon.

“Betimi për Drejtësi”, rastin e kërcënimit ndaj stafit të tij e kishte raportuar menjëherë në Policinë e Kosovës.

Lidhur me rastin, ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), i cili ka ftuar Policinë dhe organet e drejtësisë të hetojnë kërcënimin ndaj stafit të “Betimit për Drejtësi”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera