Arrestohet i dyshuari që hyri tinëzisht në një xhami në Prizren dhe nga aty vodhi rreth 500 euro
Autori: Gazeta inFokus
15:45 | 16 November 2023
Policia e Kosovës në Prizren, njofton se sot është raportuar për një rast “vjedhje e rëndë”. Rasti ka ndodhur në rrugën “Brigada 123” në Suharekë. Ankuesi i rastit ka raportuar se persona të panjohur, gjatë natës, kanë thyer tre xhama të dritareve dhe dy xhama të derës së hyrjes së xhamisë në adresën e lartpërmendur në Suharekë, transmeton Reporteri.net.
Sipas policisë të njëjtit dyshohet se kanë depërtuar brenda xhamisë dhe nga aty kanë vjedhur një shumë të parave të gatshme, rreth 500 (pesëqind) euro.
“Policia i është përgjigjur rastit, hetuesit policorë të Stacionit Policor të Suharekës, pas një pune operative hetimore kanë arritur që të identifikojnë, të lokalizojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për këtë rast”, thuhet në njoftim.
Te i dyshuari (A. T. 31 vjeçar nga Shiroka e Suharekës) janë gjetur edhe paratë e vjedhura në xhami, rreth 500 euro.
“Paratë janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit kujdestar u dërgua në mbajtje për 48 orë. Ndërkohe kundër të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, i cili do të përcillet në Prokurorinë Themelore”, përfundon njoftimi.

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...



































