Lajme

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e pijeve dhe cigareve në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 08 November 2022

Sot nga zyrtarët policorë të stacionit të Podujevës është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë.

Personi dyshohet se gjatë natës së kaluar, me forcë kishte depërtuar brenda një lokali, ku ka marrë gjësende (pije, cigare etj, në vlerë rreth 400 euro).

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, personi i dyshuar i mitur, mashkull, është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FIFA Club World Cup ekskluzivisht vjen për herë të parë në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera