Arrestohet i dyshuari për sulm në Kopenhagë, është një danez 22-vjeçar
Autori: Gazeta inFokus 22:18 | 03 July 2022
Një person i armatosur hapi zjarr në një qendër tregtare në Kopenhagë, duke vrarë një numër të paspecifikuar njerëzish dhe duke plagosur disa të tjerë të dielën, tha policia.
Sulmuesi i dyshuar, i cili është në paraburgim, është një burrë danez 22-vjeçar, i cili u arrestua pranë qendrës tregtare Fields që gjendet në periferi jugore të kryeqytetit, tha inspektori i policisë Søren Thomassen, kreu i njësisë së operacioneve të policisë së Kopenhagës.
Ne e dimë se ka disa të vdekur” dhe “disa të plagosur”, tha Thomassen në një konferencë për media, duke shtuar se nuk mund të përjashtohet akti i terrorit.
“Ne nuk kemi informacione se të tjerë janë të përfshirë. Kjo është ajo që ne dimë tani”.
Ai nuk dha asnjë detaj të mëtejshëm për viktimat apo të dyshuarit, apo sa njerëz u vranë apo u plagosën.
Qendra tregtare ku ndodhi ngjarja është një nga më të mëdhatë në Skandinavi.
Spitali kryesor i kryeqytetit danez, Rigshospitalet, ka pranuar një “grup të vogël pacientësh” për trajtim, tha një zëdhënës për Reuters. Spitali ka thirrur staf shtesë, duke përfshirë kirurgë dhe infermierë, shtoi zëdhënësi.
Qendra tregtare është në periferi të Kopenhagës, pikërisht përballë një linje metroje që lidh qendrën e qytetit me aeroportin ndërkombëtar.
Të tjera
-
Alarmet “taktike” të Kurtit për rrezikun e konflikteve nga Serbia, çfarë thonë analistët dhe KFOR’i
Përkundër bisedimeve me vite, Kosova dhe Serbia duket se nuk mund të gjejnë g...
-
Mbi 15 mijë aksidente për 8 muaj
Vetëm gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti, në total janë regjistruar mb...
-
Konfliktet në botë, Osmani e Rama pjesë e asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
Udhëheqës nga mbarë bota, liderë të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndim...
-
Nga sot fillon stina e vjeshtës
Instituti Hidrometerologjik të Kosovës, ka njoftuar se zyrtarisht sot rreth o...
-
Drejtori i Onkologjisë: Rreth 1 mijë e 500 raste të reja me kancer
Rreth 1 mijë e 500 persona janë diagnostikuar me kancer në nëntëmujorin e kët...
-
Liderët e Kosovës në akademinë e famshme “West Point”, Jahjaga ishte ftuar para 10 vitesh, Haradinaj më 2018
Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar nga dje foto e video nga pritja që i ës...
-
Aksion i policisë pas mesnatës në Pejton të Prishtinës
Një aksion i policisë është raportuar se ka ndodhur pas mesnatës në Prishtinë...
-
Autoblinda e ushtrisë serbe aksidentohet me një veturë, humbin jetën pesë persona
Në magjistralen Kralevë-Rashkë të Serbisë ka ndodhur një aksident trafiku, ku...
-
Osmani kujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin: Dy gjigandët e historisë tonë
“Xhevë dhe Fehmi Lladrovci janë gardianët e përjetshëm të lirisë dhe Republik...
-
Sot maratona e kryeqytetit ”Vrapo pa kufi”
Me moton ”Vrapo pa kufi”, Federata Atletike e Kosovës organizon sot edicionin...
-
Fushë Kosovë: Raportohet se janë zhdukur dy fëmijë
Dy fëmijë raportohet se janë zhdukur në Fushë Kosovë. Rastin në polici e k...
-
E ṭhẹri me ṭhikë në dorë një person, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë
Një person u ther me thikë në dorë gjatë një përleshje që ndodi të dielën rre...