Lajme

Arrestohet i dyshuari i cili goditi për vdekje një person tek “Kroni i Mbretit”

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 04 December 2019

Një person ka ndërruar jetë ditën e martë, pasi që u godit nga një veturë tek vendi i njohur si “Kroni i Mbretit”.

E personi i cili ka shkaktuar ketë aksident është arrestuar nga Policia ditën e merkur, shkruan Gazeta inFokus.

Gjithashtu nga ky aksident edhe dy persona tjerë  një mashkull dhe një femër kanë pësuar lëndime  të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor

-Advertisement-

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Korreticë e lartë afër parkut të biznesit, ku i dyshuari   derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin kishte shkaktuar aksident në të cilin aksident kishin qenë të përfshira pesë vetura me targa vendore. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kishte pësuar viktima vdekjen e të cilit në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor.

 

Si pasojë e aksidentit Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera