Lajme

Arrestohet i burgosuri që iku të shtunën nga Psikiatria në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 06 September 2021

Një i burgosur të shtunën është arratisur nga klinika e Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, derisa policia kanë njoftuar se është gjetur dhe është arrestuar të dielën.

Arrestimi i tij është bërë në orën 10:41 dhe është dërguar në Qendrën e paraburgimit, shkruan Gazeta Infokus.

“Me 06.09.2021 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte ikur nga spitali Psikiatrik në Prishtinë. Me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në Qendrën e paraburgimit”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera