Lajme

Arrestohet hajni i Vushtrrisë

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 12 December 2018

Mbrëmë është arrestuar i dyshuari A. H., 33 vjeç, i cili dyshohet se ka vjedhur në në shtëpi të pabanuara në rrethinë të Vushtrrisë.

Sipas Policisë, cak i këtyre vjedhjeve ishin shtëpi të pabanuara,  të cilat gjendeshin në lokacione të ndryshme dhe vjedhjet ishin raportuar që kanë ndodhur në  kohë të  ndryshme  në zonën e  përgjegjësisë së stacionit policor në Vushtrri.

“Hetuesit policorë në kuadër të stacionit policor në Vushtrri, në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur ta identifikojnë dhe ta arrestojnë një person të dyshuar për përfshirje në nëntë (9) raste të ndryshme të veprës penale ‘vjedhje’” thuhet në njoftimin e Policisë.

-Advertisement-

Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit  të dyshuarit  i është caktuar masa e ndalimit policor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera