Lajme

Arrestohet hajni i Prishtinës, dyshohet për 10 vjedhje

Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 24 December 2021

Policia në Prishtinë ka arrestuar një person i cili dyshohet për dhjetë raste të vjedhjeve.

I dyshuari është arrestuar të enjten, në rrugën “Ilir Konushefci” në Prishtinë.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Rr. Ilir Konushevci, Prishtinë (NN) 13.11.2021 – 13:50. Më 23.12.2021 pas hetimeve intensive është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti i ka kryer disa vepra penale (gjithsej dhjetë vepra vjedhje). I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera