Lajme

Arrestohet Greta Thunberg

Autori: Gazeta inFokus 19:02 | 06 April 2024

Policia e Holandës arrestoi aktivisten suedeze, Greta Thunberg këtë të shtunë.

Thunberug po marshonte kundër subvencioneve të karburanteve fosile, shkruan BBC.

Rreth 100 protestues tentuan të bllokojnë autostradën A12 për në Hagë, e cila lidh kryeqytetin holandez me kufirin gjerman.

-Advertisement-

Por, policia e largoi me forcë Thunbergun pasi ajo refuzoi të largohej vullnetarisht nga rruga dhe dy oficerë që e kapën nga krahët e futën në një autobus, aty ku i vendosën edhe protestuesit e të tjerë.

Policia ka komentuar përmes rrjetit social X se bllokimi i rrugës nuk është i autorizuar nga këshilli i qytetit të Hagës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera