Lajme

Arrestohet gjilanasi që gjuajti me armë jugosllave në dasmë

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 31 July 2022

Një person është arrestuar në Gjilan, pasi i njëjti ka gjuajtur me armë zjarri në aheng familjar.

Policia ka njoftuar se është konfiskuar arma pistoletë M57 prodhim jugosllav, transmeton Klankosova.tv.

“Patrulla policore me urgjence ka dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë kontrollit ne oborrin e kësaj salle ka gjetur njëmbëdhjetë gëzhoja të armës së zjarrit kalibër 7.65 mm dhe një fishek të kalibrit 7.65 mm”.

-Advertisement-

“Patrulla policore ka lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin Shqiptar Kosovar M.M. (1966) nga i cili është konfiskuar arma pistoletë M57 prodhim Jugosllav e kalibrit 7.65 mm. e cila së bashku me provat e tjera do të dorëzohen si dëshmi në Gjykatë”.

I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa rasti me kallëzim penal për veprat penale ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’, ,,Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve’’ dhe ,,Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’’, të procedohet së bashku me provat në Prokurorinë Themelore në Gjilan”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera