Lajme

Arrestohet gjilanasi, po kërcënonte vazhdimisht ish bashkëshorten e vëllait

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 05 October 2022

Një grua në Ranillug të Gjilanit mbrëmjen e të martës ka njoftuar në polici se vëllai i ish bashkëshortit të saj po e kërcënon e po i shkakton dhunë psikike, shkruan Gazeta Infokus.

Policia njofton se ka arrestuar personin për dyshim të kanosjes ndaj ish bashkëshortes së vëllait dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

‘’Ankuesja femër kosovare ka njoftuar policinë se në vazhdimësi është duke pasur kërcënime dhe dhunë psikike nga vëllai i ish bashkëshortit të saj i dyshuari kosovar i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje’’ ,ka raportuar policia./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera