Lajme

Arrestohet gjilanasi, mbajti dhe shfrytëzoi në lokalin e tij një grua serbe

Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 30 August 2022

Një person nga fshati Domorovc të Gjilanit është arrestuar pasi që dyshohet se në lokalin e tij ka mbajtur dhe shfrytëzuar një femër, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 23:30, e ku thuhet se viktima është shtetase e Serbisë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se në lokalin e tij ka mbajtur dhe shfrytëzuar viktimën femër shtetase të Serbisë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të Prokurorit, dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Rasti është nën hetime./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera