Lajme

Arrestohet gjilanasi, e shantazhonte një grua për publikimin e videove intime

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 23 September 2023

Një grua ka raportuar në polici se po shantazhohet nga disa persona në rrjete sociale për publikimin e disa videove të saj me përmbajtje intime.

Sipas policisë, pas veprimeve hetimore është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Njoftimi i policisë:

SHANTAZH

Gjilan 11.09.2023 – 20:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është duke u shantazhuar nga disa persona në rrjetet sociale, për publikimin e disa videove të saj me përmbajtje intime. Nga njësitë relevante policore janë ndërmarr veprime hetimore për t’i identifikuar personat e dyshuar, më 22.09.2023, është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar.  Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera