Lajme

Arrestohet gjakovari: I mori me dhunë një zingjir ari personit që nuk ia ktheu paratë e fajdeve

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 13 October 2022

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Gjakovë i dyshuar për dhënie të parave me fajde.

Pasi një person tjetër nuk ia kishte kthyer paratë e dhëna me fajde ai me dhunë i ka marrë një zinjgir të arit nga gjoksi.

Sipas policisë me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti është cilësuar si fajde dhe detyrim.

-Advertisement-

“Lidhur me rastin me 12.10.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak të dyshimit se nga ai viktima mashkull kishte marrë para me fajde por nuk ia kishte kthyer obligimin, andaj i dyshuari me dhunë nga qafa viktimës ia kishte  marrë një zinxhir ari. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera