Lajme

Arrestohet gjakovari, dyshohet për trafikim të dy burrave dhe një gruaje

Autori: Gazeta inFokus 09:00 | 08 February 2023

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë pasi që dyshohet se ka trafikuar dy burra dhe një grua, shkruan Gazeta Infokus.

Rasti thuhet të ketë ndodhur të hënën rreth orës 14:30.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin e bazuar se ka trafikuar dy meshkuj  kosovarë  dhe një femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera