Arrestohet fotografi i Vetëvendosjes, dyshohet se e bëri për spital bashkëshorten

Autori: Gazeta inFokus
13:50 | 23 December 2022
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në Gjakovë, ku burri dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Rastin për Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili njoftoi se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Me datën 22.12.2022 është arrestuar personi mashkull i lindur në vitin 1987 mbi dyshimin se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Rasti ka ndodhur në rrugën “Mark Malota” në Gjakovë Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje”, tha Elezaj.
Ndërkohë Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuar për këtë rast është aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gerolld Nikoliqi.

Nikoliqi i cili si fotograf tash është pjesë e kabinetit të kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, dyshohet se ka keqtrajtuar psiqikisht dhe fizikisht në mënyrë sistematike bashkëshorten e tij.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se 35-vjeçari dyshohet që ishte nën ndikim të alkoolit dhe për këtë arsye i është nënshtruar edhe alkotestit në stacion policor, ku ka rezultuar me një nivel alkooli në gjak.
Si pasojë e dhunës së përjetuar, viktima ka marrë lëndime trupore dhe për këtë ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital. Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës njoftojnë se viktima ka shkuar atje me lëndime të dukshme në trup dhe të njëjtës i është ofruar shërbim mjekësor.
Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që i dyshuari të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje‘.
Kujtojmë se Nikoliqi edhe më parë kishte pasur telashe me ligjin, si shkak i aktiviteteve të tij me LVV-në.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të tjera
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...