Lajme

Arrestohet ferizajasi, ja mori 9 mijë euro një grua për shërimin e saj

Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 28 April 2021

Zyra për Informim e Ferizajt ka njoftuar se është arrestuar një burrë, pasi i njëjti kishte mashtruar një grua duke i marrë para në vlerë rreth 9 mijë euro, se i njëjti do përkujdesej për shërimin e saj në spital.

Pas një pune hetimore, hetuesit e stacionit policor të Ferizajt kanë arrestuar personin e dyshuar, A.M (m/k) i moshës 40-vjeçare, i cili kishte mashtruar në vazhdimësi viktimën grua kosovare, duke i marrë para në vlerë rreth 9 mijë euro, se i njëjti do të përkujdesej për shërimin e saj në spital.

Situata epidemiologjike në Zvicër është përmirësuar, cilat janë arsyet

-Advertisement-

I dyshuari pas intervistimit, në prezencë edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 Orë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera