Lajme

Arrestohet edhe një i dyshuar për sulmin në veri, policia konfiskon një numër të madh të granatave, armëve e mjete të tjera

Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 02 December 2024

Është arrestuar edhe një i dyshuar për sulmet në veri të vendit me inicialet J.V i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në kuadër të bastisjeve në veri pas tre sulmeve që ndodhën në këtë pjesë, kanë realizuar edhe një aksion tjetër, shkruan Gazeta Infokus.

“Situata e sigurisë në veri të vendit aktualisht vlerësohet e qetë, por siç e kemi bërë të ditur në vazhdimësi është një situatë e brishtë, e përcjellë me raste të natyrave të ndryshme kriminale, si rasti i fundit i sulmit kriminal terrorist i ndodhur ndaj infrastrukturës kritike në kanalin e ujit, dhe për këtë vazhdojnë masat shtesë të PK-së.
Në vazhdimësi të hetimeve lidhur me rastin e sulmit terrorist ndaj infrastrukturës kritike, por edhe rasteve paraprake, nga njësitë relevante hetimore, në bashkëpunim edhe me njësitë tjera
policore, me datën 01/12/2024 në orët e mbrëmjes, është arrestuar edhe një i dyshuar (J.V.), nën dyshimin që mund të ketë patur rol të rëndësishëm në kuadër të grupit përgjegjës për rastin e sulmit terrorist ndaj infrastrukturës kritike”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Sipas policisë në shtëpinë e të dyshuarit u konfiskuan:

“Katër (4) Granata dore

 Një (1) Pushkë Gjuetie

 Mbi 500 copë municion të kalibrave të ndryshëm

 Dy (2) Karikatorë të armës automatike AK-47

 Një (1) karikatorë i pushkës së gjatë

 Një (1) Radiolidhje

 Një (1) pale dylbi

 Një (1) kamerë kamufluese

 Uniforma ushtarake dhe

 Dokumente të ndryshme”.

Komunikata e plotë:

Angazhimet e vazhdueshme policore, rezultojnë edhe me një person të dyshuar të shoqëruar në polici

Prishtinë, më 02 dhjetor 2024
Policia e Kosovës (PK), pas sulmeve kriminale terroriste të ndodhura në veri të vendit, me 26.11.2024 sulmi ndaj stacionit të policisë në Zveçan, me 28.11.2024 sulmi ndaj objektit të komunës në Zveçan, si dhe sulmi i fundit me datën 29.11.2024 ndaj infrastrukturës kritike në kanalin e ujit Ibër Lepenci, ka vazhduar me realizmin e detyrave dhe autorizimeve të saja kushtetuese dhe ligjore, duke aplikuar masa shtesë në interes të parandalimit të akteve të tilla kriminale, ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim.
Situata e sigurisë në veri të vendit aktualisht vlerësohet e qetë, por siç e kemi bërë të ditur në vazhdimësi është një situatë e brishtë, e përcjellë me raste të natyrave të ndryshme kriminale, si rasti i fundit i sulmit kriminal terrorist i ndodhur ndaj infrastrukturës kritike në kanalin e ujit, dhe për këtë vazhdojnë masat shtesë të PK-së.
Në vazhdimësi të hetimeve lidhur me rastin e sulmit terrorist ndaj infrastrukturës kritike, por edhe rasteve paraprake, nga njësitë relevante hetimore, në bashkëpunim edhe me njësitë tjera
policore, me datën 01/12/2024 në orët e mbrëmjes, është arrestuar edhe një i dyshuar (J.V.), nën dyshimin që mund të ketë patur rol të rëndësishëm në kuadër të grupit përgjegjës për rastin e sulmit terrorist ndaj infrastrukturës kritike.
Në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, është zbatuar kontrolli në shtëpinë ku banonte i dyshuari, me ç’rast janë sekuestruar dëshmi dhe prova materiale, si më poshtë:
 Katër (4) Granata dore
 Një (1) Pushkë Gjuetie
 Mbi 500 copë municion të kalibrave të ndryshëm
 Dy (2) Karikatorë të armës automatike AK-47
 Një (1) karikatorë i pushkës së gjatë
 Një (1) Radiolidhje
 Një (1) pale dylbi
 Një (1) kamerë kamufluese
 Uniforma ushtarake dhe
 Dokumente të ndryshme

Profesionalizëm / Integritet / Llogaridhënie

Me urdhër të Prokurorit përgjegjës të Prokurorisë Speciale, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.
Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar që të angazhohet në zbardhjen e plotë të rastit dhe vënien e personave përgjegjës para drejtësisë. Njëherit Policia e Kosovës iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera