Lajme

Arrestohet edhe i dyshuari i pestë për vrasjen e 21-vjeçarit në Gjilan, gjendej në arrati

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 09 November 2021

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka njoftuar se është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve edhe për personin e pestë që dyshohet se është i përfshirë në rastin e vrasjes së 21-vjeçarit.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, bëhet e ditur se i dyshuari është R.I.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik, se me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve edhe i dyshuari i pestë, me incialet R.I., për shkak të dyshimit se ka qenë i përfshirë në vrasjen, e cila ka ndodhur më 08 Nëntor 2021, në Gjilan, në të cilën me armë zjarri është privuar nga jeta tani i ndjeri E.R.”, bëhet e ditur në njoftim.

-Advertisement-

Prokuroria ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarit është lëshuar aktvendim mbi ndalimin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj të dyshuarit R.I., ka lëshuar aktvendim mbi ndalim për veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ndaj tij do të vazhdojë me procedurat e tjera hetimore.

Ndryshe, mëngjesin e sotëm Prokuroria e Gjilanit ka njoftuar se është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve edhe për katër të dyshuarit tjerë.

21-vjeçari nga Gjilani, E.R. mbeti i vdekur mbrëmjen e së hënës. Ai u qëllua me armë zjarri, pas një përleshjeje në mes gjashtë personave.

Po ashtu, një person mbeti i plagosur si pasojë e të shtënave. Ai po mjekohet në QKUK, derisa është nën mbikëqyrje të policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera