Lajme

Arrestohet i dyshuari i tretë për vjedhjen në market (Video)

Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 29 August 2017

Sot rreth orës 13:00, njësiti i hetimeve të stacionit policor Jugu në Prishtinë në bashkëpunim me njësitet policore të Ferizajt, kanë arrit që të arrestojnë personin e tretë të dyshuar për rastin e vjedhjes që ndodhi ditë më parë në Prishtinë.

I dyshuari: M.Q, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në polici dhe aktualisht po kryhen procedurat e nevojshme policore nga ana e hetuesve.

Rasti ka ndodhur me datën 21.08.2017 në Prishtinë, saktësisht në një dyqan në lagjen Dardania, ku nga personat e dyshuar viktimës (femër), i janë grabitur para të gatshme (rreth 700 euro). ( Bëhet fjalë për rastin /video xhirimin, që ditëve të fundit ka qarkulluar ne portale e mediume të ndryshme.)

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera