Lajme

Arrestohet i dyshuari për vrasjen me sëpatë në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 15 September 2017

Njësia policore ka arrestuar të dyshuarin mashkull për vrasjen e rëndë që ndodhi në orët e mbrëmjes në Pejë.

I dyshuari pas një fjalosje kishte goditur me sëpatë dy viktimat meshkuj të cilëve u kishte shkaktuar lëndime trupore.

Viktima rreth moshës 80 vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin e Pejës, ndërsa viktima tjetër i cili ka marrë lëndime nga arma e zjarri është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal Pejë, njofton Klan Kosova.

-Advertisement-

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar edhe dy revole me 75 fishekë të kalibrit 7.65 mm.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar  në Instituin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

Prokurorja e rastit, Valbona Dishi Haxhosaj, ka thënë mbrëmë në Ora e Fundit të Klan Kosovës se i njëjti person që vrau  80 vjeçarin, e kishte sulmuar atë në po të njëjtën mënyrë edhe në vitin 2008.

Haxhosajka thënë  se dorasi atë kohë kishte vuajtur dënim me burg deri në vitin 2012.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera