Lajme

Arrestohet drejtori i Fondacionit në Tiranë, mbledhnin para kinse për të dëmtuarit nga tërmeti

Autori: Gazeta inFokus 18:06 | 04 December 2019

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar Drejtorin e një Fondacioni në Tiranë pasiqë i njëjti përmes fondacionit të tij kishte mashtruar njerëzit kinse po mbledhte ndihma për të prekurit nga tërmeti.

Ai së bashku me punëtorë të tij kishin mbledhur para në emër të të prekurve nga tërmeti.

Sipas njoftimit të policisë është ky Ajet Shira, 27 vjeqar, Drejtor i një Fondacioni në qendër të Tiranës./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Njoftimi i plotë i Policisë së Shqipërisë :

Policia evidenton një rast abuzimi nga një fondacion me qendër në Tiranë, ku punonjës të këtij fondacioni në qytetin e Fierit, krahas ndihmave për fondacionin, në mënyrë abuzive mashtronin njerëzit duke kërkuar ndihma për të dëmtuarit nga tërmeti.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Fier proceduan penalisht shtetasin Ajet Shira, 27 vjeç, banues në Tiranë.

27-vjeçari, duke qënë drejtues i një fondacioni me qendër në Tiranë, është autor i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi” i kryer në bashkëpunim, pasi ky shtetas, në emër të fondacionit mblidhte ndihma për të prekurit nga tërmeti, por nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këto ndihma nuk kanë shkuar për të prekurit nga tërmeti, por në llogari të fondacionit të tij.

Gjatë ditës së djeshme, pranë një qendre tregtare në Fier, dy shtetase janë kapur duke mbledhur vlera monetare për njerëzit e prekur nga tërmeti, duke mashtruar në emër të këtij fondacioni.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia e Shtetit ju fton që për çdo denoncim apo sinjalizim të çfarëdolloj abuzimi apo shkeljeje të ligjit, të telefononi në numrin 112.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera