Lajme

Arrestohet doganieri që u merrte para shoferëve

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 05 October 2018

“Doganieri” u kodua një operacion i policisë së Tiranës, gjatë së cilit u vu në pranga një doganier.

Kjo pasi Adriatik Hamza, 41 vjeç, banues në Tiranë, Doganier në pikën Doganore Tiranë, i ka kërkuar dhe marrë një shumë në euro shoferit të një kompanie për ta lejuar të dilte nga territori doganor.

Arrestimi i tij u bë pasditen e djeshme nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në bashkëpunim me Drejtorinë e Antikorrupsionit dhe Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

-Advertisement-

Hamza akuzohet se duke shfrytëzuar atributet që i jep posti i ka kërkuar dhe marr një shumë në euro shtetasit V. Ç., 54 vjeç, shofer i një subjekti në Strugë, për ta lejuar të dilte nga territori doganor.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e përfituar në mënyrë të kundraligjshme.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim për të zbuluar raste të tjera ku mund të jetë përfshirë, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprën pena le “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera