Lajme

Arrestohet djali i Naser Kelmendit

Autori: Gazeta inFokus 08:28 | 13 July 2022

Është arrestuar Elvis Kelmendi, djali i biznesmenit Naser Kelmendi, i cili akuzohet për trafik të drogës.

Kelmendi u arrestua të martën bashkë edhe me gjashtë persona të tjerë.

Arrestimet u kryen në Sarajevë dhe Neum.

-Advertisement-

Aksioni ishte i mbikëqyrur nga Prokuroria e Bosnje dhe Hercegovinës me urdhër të gjykatës shtetërore, shkruan gazeta N1 përcjell Klankosova.tv.

Sipas njoftimit të policisë janë kontrolluar disa objekte dhe mjete të transportit me qëllim të mbledhjes së provave materiale.

Ky aksion po vazhdon ende dhe nuk janë dhënë më shumë detaje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera