Rozë

Arrestohet i dashuri i Bobby Kristina Brown

Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 11 June 2017

Nick Gordon, i cili ligjërisht është përgjegjës për vdekjen e të dashurës së tij Bobby Kristina Brown, u arrestua në Florida për rrëmbim dhe dhunim të të dashurës aktuale.

28-vjeçari është shoqëruar në komisariatin e Sanford në Florida, pas denoncimit të të dashurës së tij 26-vjeçare, Laura Leal.

Sipas raportit të arrestimit, Gordon ka goditur Leal në fytyrë dhe në kokë me grushta.  Leal ka rrëfyer para policëve se bashkë meGordon ishin për të ngrënë në një restorant afër Laje Mary mbrëmjen e të premtes për të parë Game 4 të finaleve të NBA mes Cleveland Cavaliers dhe Golden State Warriors.

-Advertisement-

Pas lojës çifti u kthye në shtëpinë e tyre në Sanford, kur rreth mesnatës nisi debati mes tyre, që më pas degjeneroi në përdorimin e grushtave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera