Lajme

Arrestohet burri që sulmoi seksualisht një të mitur para disa ditësh në Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 22 December 2022

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi që dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, rasti i ka ndodhur më datë 19 dhjetor, ku viktima e ka raportuar rastin në polici. Derisa i dyshuari ishte në kërkim policor.

“Viktima kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar seksualisht. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit ndërsa i dyshuari është në kërkim policor. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhej në raportin 24 orësh të datës 20 dhjetor.

-Advertisement-

Lidhur më rastin është konsultuar prokurori, me vendim të së cili i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njoftoi sot policia.

Rastin për Infokus të mërkurën e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Rastit të cilit ju keni referuar, iu njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Sulmi seksual”, ndaj viktimës së mitur, si dhe janë autorizuar policia t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sigurimit të prezencës së të dyshuarit për organet e hetuesisë dhe sqarimit të rrethanave të këtij rasti”, ka thënë zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj për Infokus.

/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera