Lajme

Arrestohet burri nga Ferizaj i cili po bashkëjetonte me një vajzë të mitur

Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 26 January 2022

Policia e Kosovës e ka arrestuar një burrë nga Ferizaj, i cili po bashkëjetonte me një vajzë të mitur, shkruan Gazeta inFokus.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, kurse viktima do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që është hasur duke bashkëjetuar me të miturën, viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa viktima do të dërgohet në IML për ekzaminim mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera