Lajme

Arrestohet avokati, dyshohet për mashtrim e keqpërdorim të besimit

Autori: Gazeta inFokus 19:02 | 04 February 2019

Avokati I.R është arrestuar nën dyshimin për kryerje të disa veprave penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar; mashtrim; keqpërdorim i besimit dhe fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara.

“Policia e Kosovës ka mbledhur informacione dhe dëshmi relevante që ndërlidhen me rastin dhe me datë 04.02.2019, me autorizim të prokurorit kompetent ka ftuar personin (I.R.) për intervistim në cilësinë e të dyshuarit”, thuhet në komunikatë për media.

Në bazë të njoftimit, personi i dyshuar, në cilësinë e avokatit mbrojtës, dyshohet se i ka marrë viktimës së gjinisë femërore para në vlerë rreth 10,000.00 euro, kinse për ta mbrojtur për disa vepra penale për të cilat paraprakisht viktima e këtij rasti ka qenë e dyshuar.

-Advertisement-

Pas realizimit të proceduarve të intervistimit nga Policia, të dyshuarit të lartpermendur me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh për procedura të mëtejme ligjore./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera