Lajme

Arrestohet 83 vjeçari nga Skenderaj

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 20 January 2022

Sot rreth orës 14:00 është arrestuar një 83 vjeçar, në fshatin Polac të Skenderajt, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se ndaj të dyshuarit më inicialet B.V., Gjykata Themelore në Mitrovicë-dega Skenderaj, kishte lëshuar urdhëresën për veprën penale “Vjedhje të shërbimeve”.

“Pas përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, pasi që dënimi me burg ka qenë i zëvendësuar me gjobë, pala ka paguar gjobën e përcaktuar me ligj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera