Lajme

Arrestohet 59 vjeçari në Aeroportin e Prishtinës, kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 26 April 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Aeroportin e Prishtinës i cili ishte në kërkim më urdhërarrest ndërkombëtar.

“Mbrëmë rreth orës 23:00, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, është arrestuar personi M.M, mashkull, 59 vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili ishte në kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar”, thuhet në njoftim të policisë.

Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në Qendrën e mbajtjes, ndërsa zyrtarët policor të stacionit të Lipjanit, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me Njësitin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe institucionet përkatëse, lidhur me procedimin e mëtejmë të tij.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera