Lajme

Arrestohet 51-vjeçari në Tiranë, policia: Kreu marrëdhënie seksuale pa dëshirën e 23-vjeçarit

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 09 September 2023

Një 51-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë. Ai dyshohet se ka kryer marrëdhënie homoseksuale me një 23-vjeçar. Ky i fundit ka kallëzuar se 51-vjeçari me iniciale A.H, ka kryer marrëdhënie pa dëshirën e të riut.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. H., 51 vjeç, banues në Tiranë, pashi dyshohet se ka kryer marrëdhënie homoseksuale me një 23-vjeçar, pa dëshirën e tij”, njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. /Klan.tv/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera