Lajme

Arrestohet 41-vjeçari që u arratis duke kërcyer nga dritarja e stacionit të policisë në Shtime

Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 08 May 2023

Me datën 04.05.2023 rreth orës 22:50 policia e stacionit në Shtime kishte pranuar një informacion se në rrugën “Arben Hyseni” në Shtime ishte një rast i kanosjes.

Policia njofton se policët e rendit e më pas edhe policët hetues nga stacioni i Shtimes i kishin marrë masat e nevojshme dhe kanë arrestuar dy persona të dyshuar për kanosje me armë: A.A( M/K) i moshës 61 vjeçar dhe B.A (M/K) i moshës 41, të cilët shkak i një mosmarrëveshje kishin kanosur personin J.V (M/K) i moshës 45 vjeçar. Ndërsa nga vendi i ngjarjes kanë konfiskuar një armë zjarri automatike AK-47 dhe një armë tjetër të zjarrit ( pistoletë) dhe sasi të municionit.

“Të dyshuarit, po atë natë ishin shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i dyshuari A.A pasi është intervistuar nga policët hetues është dërguar në mbatje për 48 orë, ndërsa i dyshuari B.A, derisa ishte duke pritur të intervistohet, arratiset nga stacioni i policisë duke kërcyer nga dritarja”, njofton policia.

-Advertisement-

Policët hetues të stacionit në Shtime, pas një pune intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren në kërkim të të dyshuarit, kanë arritur që sot, rreth orës 13:40 të arrestojnë të dyshuarin e arratisur B.A dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit dërgohet në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtjeme hetimore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera