Lajme

Arrestohet 36-vjeçari, po transportonte ilegalisht 12 emigrantë nga Shqipëria për në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 19 September 2023

Policia shqiptare ka arrestuar një 36-vjeçar pasi që dyshohet se kundrejt pagesës prej 600 eurosh për person, po transportonte 12 emigrantë që synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin me Kosovën.

Ai është kapur në flagrancë nga policia kur me një automjet ishte duke i transportuar emigrantët nga Saranda në drejtim të Kukësit.

“Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Fushë Krujë, duke transportuar me 1 automjet, nga Saranda në drejtim të Kukësit, kundrejt pagesës 600 euro për person, 12 emigrantë që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri dhe synonin të kalonin po në mënyrë të paligjshme, kufirin me Kosovën, me destinacion final vendet e BE-së”, bën të ditur policia shqiptare.

-Advertisement-

Emigrantët janë duke u hetuar në gjendje të lirë, njofton policia.

Automjeti që ishte përdorur është sekuestruar, gjithashtu edhe dy celularë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera