Lajme

Arrestohet 36-vjeçari në Ferizaj, ishte i kërkuar për vjedhje

Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 13 October 2021

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 36-vjeçar i cili kërkohej me urdhër të Gjykatës, pasi ishte i dënuar me një muaj burgim për veprën penale “Vjedhje”

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në fshatin Sojevë të Ferizajt.

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent , ka arritur që mbrëmë në ora 21:30 në fshatin Sojevë të Ferizajt të ndalojë dhe të arrestojë një person me inicialet B.A (M/K) i moshës 36 vjeçar”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Pas komplementimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Vjedhje’’ me dënim burgimi prej një (1) muaji. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, bëhet e ditur në njoftim.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera