Lajme

Arrestohet 32-vjeçari në Mitrovicë, ndezi zjarr në një punishte

Autori: Gazeta inFokus 21:48 | 04 August 2021

Sot, me datë 04.08.2021 rreth orës 16:10, Policia në Mitrovicë ka pranuar një informatë se në fshatin Cërnushë të Mitrovicës është një zjarr aktiv.

Njësia patrulluese menjëherë ka shkuar në atë lokacion dhe kanë identifikuar vendin ku ishte ndezur zjarri në punishten e një gurthyesi në atë fshat. Është njoftuar njësia e zjarrfikësve të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur që ta shuajnë zjarri.

I dyshuari, i cili kishte shkaktuar ndezjen e zjarrit është arrestuar dhe është shoqëruar në Stacionin e Policisë për intervistim. Në lidhje me rastin është njoftuar prokuroi kujdestar i cili ka udhëzuar që ndaj të dyshuarit S. H,  32 vjeçar, shtetas kosovar, të iniciohet rasti ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa hetimet për këtë rast  vazhdojnë në procedurë të rregullt.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera