Lajme

Arrestohet 31-vjeçari në Tiranë, vodhi aksesorë floriri e më pas i shiti në argjendari

Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 17 September 2023

Një 31-vjeçar është arrestuar sot në Tiranë, mbi dyshimet se ka vjedhur aksesorë të floririt në një banesë e më pas i shiti në një argjendari.

Arrestimi i tij erdhi pasi një 33-vjeçare lajmëroi policinë se të hënën dikush i kishte vjedhur gjëra me vlerë, njofton policia shqiptare, transmeton klankosova.tv

Aksesorët e floririt janë sekuestruar nga policia.

-Advertisement-

Gjithashtu në banesën e të dyshuarit u sekuestruan lëndë narkotike që dyshohet të jetë kanabis dhe kokainë, dy peshore elektrike, qese farmaceutike që shërbejnë për ndarjen e lëndës narkotike në doza, një grirëse për lëndë narkotike, tre maska dhe katër shkopinj bejsbolli.

Mbi të arrestuarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Vjedhja”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy