Lajme

Arrestohet 27 vjeçari pasi që ushtroi dhunë ndaj nënës së tij

Autori: Gazeta inFokus 19:27 | 17 December 2022

A.TH është arrestuar sot nga Policia e Kosovës pasi mbrëmë rreth orës 22:30  në fshatin Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt kishte ushtruar dhunë në familje, duke e kërcënuar nënën e tij, të moshës 62-vjeçare.

Policia ka njoftuar se 27-vjeçari kërcënoi nënën e tij për shkak të një mosmarrëveshjeje.

“Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë nê Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga ProkuroriaThemelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje””, thuhet në komunikatën e PK’së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera