Lajme

Arrestohet 26-vjeçari në Ferizaj, po kërkohej nga Policia për dy vepra penale

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 12 October 2021

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, ka arritur që dje të arrestojë një person me inicialet E.N (M/K) i moshës 26 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor ’’dhe veprën tjetër penale ‘’ Kanosje’’, me dënim burgimi prej gjashtë (6) muajve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

-Advertisement-

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera